Heather Locklear rikthehet në qendrën e rehabilitimit

Mediale Vip

Heather Locklear rikthehet në qendrën e rehabilitimit

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:59
Heather Locklear

Heather Locklear po kërkon sërish ndihmë në qendër rehabilitimi. Aktorja aktualisht jeton në një institucion pacientësh, sipas People.

“Ajo u kthye në qendër rehabilitimi dy javë më parë. Heather u kthye në vendin që la përpara Krishtlindjeve. Problemi i saj është se nuk merr seriozisht asgjë,”-tha një burim. “Locklear filloi të pinte sërish.”

Dhe duket se e gjithë situate po ndikon në shëndetin e vajzës së saj 21-vjeçare, Ava që e ka me ish-in Richie Sambora.

"Problemi i saj është alkooli, pilulat dhe shëndeti mendor. Ajo nuk dëshiron që askush të mbajë përgjegjësinë e saj. Heather nuk ka punë që ta mbajë të angazhuar në diçka. Kjo ka shkatërruar familjen e saj. Këto çështje vazhdojnë prej shumë vitesh. Është e tmerrshme për vajzën e saj Ava,”-shtoi burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat