EBU gjobit Islandën për shkak të flamurit palestinez?

Mediale Vip

EBU gjobit Islandën për shkak të flamurit palestinez?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:49
EBU gjobit Islandën për shkak të flamurit palestinez?

Shërbimi publik izraelit që transmetoi finalen e këngës së Evrovizionit njoftoi sot se organizatorët mund të dënojnë pjesëmarrësit islandezë për shfaqjen e paautorizuar të flamujve palestinezë.

Gjatë transmetimit të finales së shtunës, anëtarët e ekipit Hatari ngritën shamia me flamuj palestinezë.

Këngëtarja Klemens Nikulason Hanigan tregoi shenjën "V për fitore" me dorë dhe shumë në Tel Aviv u kundërpërgjigjën me thirrje mosmiratimi, raporton Reuters.

"Islandezët padyshim do të dënohen nga Radiodifuzioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili nuk është tolerant ndaj atyre që shkelin rregullat", tha Eldad Koblenz, drejtor ekzekutiv i televizionit publik izraelit Kan, për Inet TV.

Rregullat e EBU-së lejojnë përjashtimin e konkurrentëve që nuk përmbushin kërkesat që gara muzikore të jetë një "ngjarje jo politike".

I pyetur për dënimet e mundshme, zëdhënësi i EBU tha se në të kaluarën janë aplikuar sanksione financiare për shkeljen e rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat