Dikur të lidhur, Stine tregon hapur nëse do donte të bashkohej me Rozën

Mediale Vip

Dikur të lidhur, Stine tregon hapur nëse do donte të bashkohej me Rozën

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:34
Stine dhe Roza Lati

Këngëtari i njohur Stine ka qenë muajt e fundit shumë i komentuar për jetën e tij private për shkak të ndarjes së papritur nga partnerja Graciela, me të cilën ka dhe një vajzë.

Ai kohët e fundit ka qenë shumë aktiv në media, ku në intervista të ndryshme ka folur për marrëdhënien e mirë që ka tani me ish-partneren, por shpesh herë edhe për ish të dashurën e tij, Roza Lati.

Ditën e djeshme, Stine ka qenë i ftuar në rubrikën “BE Coffee” ku është pyetur nga moderatorët se nëse i vjen keq që s’është i lidhur tani me Rozën pasi është shumë e njohur dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Mirëpo, Stine nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.

“Jo fare, nuk më bën përshtypje fare. Madje për mua ka qenë më e mirë kur nuk ka qenë me followersa”, u përgjigj këngëtari njohur ndërsa më vonë tha: Ne thjesht jemi shok shumë të mirë, ka ngel ai respekti. Testi më i mirë ishte ‘Dance with me’, kur ishim atje e kuptuan që ishim thjesht shumë shok të mirë, s’kishte as një lloj shkëndije”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat