Granit Xhaka dhe Leonita do bëhen prindër për herë të parë: Mami dhe babi po të presin

Mediale Vip

Granit Xhaka dhe Leonita do bëhen prindër për herë të parë: Mami dhe babi po të presin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:39
Granit Xhaka dhe Leonita

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, presin që të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Graniti ka publikuar një foto ku duket barku i rrumbullakosur i bashkëshortes dhe duart e tyre teksa e përkëdhelin.

“Mami dhe babi po të presin”, shkruan Xhaka bashkëngjitur me foton. Ndërkohë kujtojmë se Graniti dhe Leonita u martuan në korrik të vitit 2017, në një ceremoni private në Prishtinë, pas dy viteve fejesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat