Ish-partnerja e thumbon, Stine i kundërpërgjigjet

Mediale Vip

Ish-partnerja e thumbon, Stine i kundërpërgjigjet

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:51
Stine dhe Graciela

Stine gjatë fund të vitit të kaluar kishte ndërruar statusin e tij shoqëror.

Këngëtari shqiptar kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se është beqarë dhe se më nuk është në lidhje me partneren, Graciela me të cilën ka një vajzë të quajtur Estia.

Megjithatë, bukuroshja duket se nuk ka hequr dorë nga dashuria e tyre teksa herë pas here e thumbon me komente të ndryshme.

Së fundi, zeshkania ka marrë një koment se Stine nuk e di se çfarë ka humbur, me të cilin ajo është pajtuar plotësisht, “Po, po ashtu mendoj edhe unë!”.

Por, ka ardhur edhe reagimi i vetë artisti duke i thënë troç ish të dashurës “Jo me jo, atëherë i bie, ju s’e keni seriozisht”.

Ndryshe, Stine është duke punuar në projekte të reja që do t’i publikojë shumë shpejt ndërsa do të mbajë edhe disa koncerte.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat