Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen, urimi i mamasë do t’ju shkrijë zemrat!

Mediale Vip

Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen, urimi i mamasë do t’ju shkrijë zemrat!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:03
Argjentina Ramosaj me nenen e saj

Këngëtarja Argjentina Ramosaj feston sot ditëlindjen e saj. Artistja nga Kosova, ndonëse e shpërngulur në Hollandë dhe e tërhequr nga ekrani nuk mungon në rrjetet sociale ku është aktive herë pas here me foto.

E në këtë ditë kaq të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte urimi i mamasë së këngëtares, Suzana Mushkolaj e cila teksa ka ndarë disa foto të së bijës e djalit të saj të vogël me një urim kaq emocionues.

“Shumë urime për vogëlushen time e cila më bëri mua prindin më krenar të planetit tokë. Uroj që udhëtimi yt në jetë të jetë i mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Të dua shumë engjëll. Ti je shoqja ime e ngushtë dhe e vetme”, shkruan nëna e 29-vjeçares.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat