Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Payne

Mediale Vip

Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Payne

Më: 21 maj 2019 Në ora: 16:13
Rita Ora dhe Liam Payne

Rita Ora ka thënë se “nuk e kam prioriteti kryesor” një romancë pasi që është e përqendruar në karrierën muzikore.

Ylli 28-vjeçar thuhet se u nda me aktorin “Spider-Man”, Andrew Garfield në mars dhe së fundi raportohet se është lidhur me Liam Paynen.

Megjithatë, duke folur për The Sun, biondina tha se e kishte të vështirë që të lidhej me ndonjë djalë.

“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje të madhe në të ardhmen”, tha ajo.

Ora, e cila është gati të nisë një turne evropian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.

“Unë e di që njerëzit kanë thënë se ka diçka me Liam Paynen – ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë – por ne jemi bërë miq të ngushtë”, pohoi ajo.

“Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”, tha shqiptarja.

Ora ka lindur në Kosovë para se të shkojë në Britani të Madhe si fëmijë. Ajo fitoi famë pas nxjerrjes në shitje të albumit debutues, Ora, në vitin 2012. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat