Big Mama është në lidhje?

Mediale Vip

Big Mama është në lidhje?

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:11
Big Mama

Lirshmëria, sinqeriteti dhe sensi i saj i humorit vazhdojnë ta karakterizojnë Big Mamën, këngëtaren e shumë hiteve që solli ndër vite.

Por, jo vetëm kaq. Dukja e saj e dikurshme ishte shpesh pjesë e shkrimeve rozë, madje pesha ishte ajo që e bëri të veçantë atë në skenë dhe po ashtu të dashur për publikun.

Mirëpo, Big Mama tashmë ka një imazh tjetër, gjë që e bëri shumë të përfolur për shkak të kureshtjes së madhe se si arriti t’i humbë kilogramët e dikurshëm.

Në një intervistë për emisionin “#Gjesi”, Bigi flet për jetën e saj private dhe angazhimin si autore e emisionit “Mama’s Trip”.

Kur jemi te jeta private, Big Mama veçanërisht kohëve të fundit është komentuar shumë për këtë pjesë por që nuk ka qenë diçka konkrete dhe e konfirmuar nga vet këngëtarja.

Ajo për #gjesi ka treguar: “Jam në kërkim të fatit. Jam lodh ma me këtë pyetje dhe me këtë përgjigje, jo që nuk du, po unë besoj diçka. I besoj kësmetit, i besoj fatit e ndoshta nuk ka ardhur ende. Nuk është ajo diçka që e kurdisim vet ose që e aranzhojmë vet. Udhëtimet mund ti aranzhojmë, pushimet mund ti aranzhojmë, por zemrën nuk mund ta aranzhojmë, as kësmetin e as fatin. Ishalla e përjetoj edhe unë atë ndjesi, por për momentin nuk ka diçka të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat