Cardi B anulon koncertin për shkak të problemeve me të pasmet - Bota Sot
Cardi B anulon koncertin për shkak të problemeve me të pasmet

Mediale Vip

Cardi B anulon koncertin për shkak të problemeve me të pasmet

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:40
Cardi B

Këngëtarja e njohur ka anuluar koncertin e saj në Baltimore, i paraparë për të premten, për shkak të problemeve shëndetësore.

Cardi B po përjeton disa ndërlikime për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë së fundmi në të pasme dhe gjoks.

TMZ ka konfirmuar se mjekët e kanë këshilluar që të qëndrojë në shtëpi pasi trupi ka nevojë të pushojë. Për këtë arsye, reperja do të anulojë për disa kohë koncertet.

Cardi ka qenë e hapur për procedurat kirurgjikale pasi solli në jetë vogëlushen Kulture. Madje para disa javësh, në promovimin e linjës së veshjeve në Los Anxhelos tha se performanca i bën keq për të pasmet, por nuk mund të largohej pa i dhuruar diçka të vogël publikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...