‘New York Times’ shkruan për Melinda Ademin

Mediale Vip

‘New York Times’ shkruan për Melinda Ademin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:01
Melinda Ademi

“New York Times” ka shkruar një artikull për 15 yje të muzikës pop që duhet dëgjuar, e në mesin e tyre është edhe Melinda Ademi.

Përkundër popullsisë së vogël, Kosova luan rol kryesor në skenën e sotme të muzikës pop, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan New York Times.

Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi filloi lufta për pavarësinë nga Serbia, e që shkakoi krizë të madhe refugjatësh.

Ademi ka lindur në Gjermani, ajo jetoi atje derisa familja e saj fitoi të ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at (edhe pse asnjëherë nuk e ka zbuluar moshën e saktë), ajo ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore.

Ademi gjithmonë donte të këndonte dhe madje hyri edhe në “American Idol”. Kohën e fundit ajo zbuloi se mund të këndojë rep.

“Unë po përpiqesha të krijoj këngë dhe kuptova se më shumë më tërheqnin meloditë dhe tingujt shqiptarë. Unë vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia për të adhur këtu”, ka thënë Melinda.

Sipas këtij mediumi, shtimi i repereve në këtë zhanër nuk është mirëpritur nga të gjithë, muajib e kaluar në një intervistë televizive, Ledri Vula, një yll kosovar tha “Edhe gratë dinë të bëjnë rep, do të thotë se diçka nuk është në rregull”.

“Nuk mund të flasë me të vërtetë për atë që tha ai apo synimet e tij”, ka thënë Ademi kur u pyet ta komentojë atë deklaratë.

“Unë mund të flas për klimën muzikore këtu dhe si femra, po e bëjmë më të mirën”, shtoi Melinda.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat