Jessica Alba: E bëra veten të dukesh si djalë që të mos më ngacmonin

Mediale Vip

Jessica Alba: E bëra veten të dukesh si djalë që të mos më ngacmonin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:58
Jessica Alba

Jessica Alba ka rrëfyer për ngacmimet seksuale që i ka pasë gjatë periudhës së adoleshencës.

Aktorja 38 vjeçare thotë se është rritur në një familje konservative ku prindërit i kërkonin mos vishte rroba të caktuara sepse ishte e bëshme.

“Ishte e thënë të ndihesha në turp nëse tundoja burrat. Pastaj ndalova së ngrëni shumë kur u bëra aktore. E bëra veten të dukesha më shumë si djalë në mënyrë që mos të merrja aq shumë vëmendje”.

“Asgjë rreth të qenit e suksesshme në biznes nuk është e lehtë”, tha ajo.

Jessica është rritur si katolike, por vendosi të largohej nga kisha për shkak të besimeve kundërshtuese për të drejtat e homoseksualëve apo seksit paramartesor.

Ajo ndihej sikur fakti që ishte e dëshirueshme nga të tjerët, ishte faji i saj.

“Burra më të vjetër më ngacmonin dhe pastori më thoshte që ndodhte sepse kisha veshur gjëra provokative, por nuk ishte kështu. Më bëri thjesht të ndihesha sikur në çfarëdolloj rasti që isha e dëshirueshme nga seksi tjetër ishte faji im. Më bëri të kisha turp nga trupi im dhe të qenit grua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat