‘A e di ti kush jam unë?’. Vajza e Sonit Malajt mburret me emrin e të ëmës

Mediale Vip

‘A e di ti kush jam unë?’. Vajza e Sonit Malajt mburret me emrin e të ëmës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:14
Sonit Malaj me vajzën e saj

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Tempora’ Soni Malaj ka folur për marrëdhënien e saj me të bijën 7 vjeçare.

Ajo tregoi se vajza ka personalitetin e saj dhe mundohet ta respektojë.

“Është 7 vjeçe. Vazhdon të jetë një fëmijë shumë i dëgjuar. Ka personalitetin e saj që unë mundohem ta respektoj dhe me anë të respektit e vë të kuptojë se ka një personalitet që duhet respektuar dhe asnjëherë nuk duhet bërtitur.”

Por si e ka përjetuar Ana famën dhe suksesin e nënës së saj? Soni foli për një rast kur kishte dëgjuar të bijën të mburrej me emrin e të ëmës.

“Në fillim nuk e përjetonte mirë. E bezdiste ajo tërheqja e vëmendjes nga ana e Ana e vogël tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies apo xhelozisë. Por me kalimin e kohës duke e kuptuar, kaloi në stadin: A e di ti kush jam unë, jam goca e Soni Malajt. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe i thashë: Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk duhet të mbahesh tek emri i mamit por duket të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim”.

Image

Këngëtarja tregoi edhe ëndrrën më të madhe për të bijën ndërsa tha se dëshira e saj është që Ana të bëhet këngëtare:

“Jam në qiellin e shtatë. Kur ajo këndonte dhe kishte tendencat e stonaturës, i thosha mamit ububu nuk do më bëhet. Sepse e kam ëndërr që të bëhet këngëtare. Dhe mami im si një gjyshe që i thotë gjërat e drejtpërdrejta, i thotë: Nuk je fare si mami. Mami në moshën tënde yhy. I them që mami mos ia thuaj këtë. Por po e projekton drejt artit, kurse unë dua ti lë dorë të lirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat