DiCaprio e Pitt parakaluan në qilimin e kuq, filmi “Once upon a Hollywood” është shfaqur në Kanë

Mediale Vip

DiCaprio e Pitt parakaluan në qilimin e kuq, filmi “Once upon a Hollywood” është shfaqur në Kanë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:21
Leonardo DiCaprio, Margot Robbie, Daniela Pick, Quentin Tarantino dhe Brad Pitt

Filmi i fundit i Quentin Tarantinos, “Njëherë e një kohë në Hollywood” u dha premierë gjatë mbrëmjes së kaluar në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Kanë.

Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie kanë parakaluar në qilimin e kuq të festivalit dhe prania e tyre kanë lënë nën hije të gjithë.

Filmi u shfaq në programin e konkurrimit të Festivalit dhe pikërisht 25 vjet pas premierës së “Pulp Fiction”, ku Tarantino pati sukses të madh së bashku me aktorët, John Travolta dhe Uma Thurman.

Filmi “Once upon time in Hollywood”, është favorit kryesor për Palmën prestigjioze të Artë. Duke pasur parasysh se filmi arrin gjatë verës në kinematë botërore, regjisori i kërkoi audiencës së Festivalit që mos të zbulojë detaje në mënyrë që të mos prishin përshtypjet e atyre që nuk janë në gjendje ta shohin filmin para muajit korrik.

Në filmin e tij të fundit, Tarantino mblodhi së bashku aktorët më të mirë të gjeneratës. Me Leonardo DiCaprion, Brad Pittin dhe Margot Robbien që u paraqiten në film dhe emra të tjera të mëdhenj të Hollivudit si fitues të Oscarit, Al Pacino, Bruce Dern, Tim Roth, Timothy Olyphant, Kurt Russell, Dakota Fanning, Damian Lewis, Emile Hirsch, James Marsden , Michael Madsen dhe shumë të tjerë.

Ndryshe, ky është gjithashtu roli i fundit në një film hollivudian i aktorit Luke Perry, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat