Reperit shqiptar i shpëton bashkëpunimi me Riri-n, por pastaj e fshin!

Mediale Vip

Reperit shqiptar i shpëton bashkëpunimi me Riri-n, por pastaj e fshin!

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:33
Rihanna

Mezi po presim të dëgjojmë një këngë të re nga Rihanna dhe reperi shqiptar Gashi, na mbushi sytë me lot kur paralajmëroi dje një këngë të re në bashkëpunim me Riri-n dhe DJ Snake-un!

Mirëpo, mesa duket paska folur para kohe, pasi më pas videoja e postuar prej tij në Instagram u fshi.

Gashi kishte shkruajtur: “Eh, kur të dalë kjo!”

Dikush mund t’i ketë tërhequr vërejtje, për shkak se Rihanna po tregohet shumë e rezervuar në lidhje me projektet e saj të reja muzikore.

Ajo ka folur për albumin e saj të ri vetëm ditëve të fundit, duke zbuluar se do të jetë i frymëzuar nga kultura reggae.

Rihanna vendosi të tërhiqej për ca kohë nga muzika, për t’iu dedikuar jo pak, por tre sipërmarrjeve të saj: linja kozmetike Fenty Beauty, një linjë të brendshmesh Savage X Fenty dhe dje, paralajmëroi një linjë veshjesh Fenty që do të prezantohet shumë shpejt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat