Pas "sherrit" se femrat gjoksvogël nuk ushqejnë me gji, Emina Çunmulaj tregon ç'është e aftë të bëjë një mama; Publikon fotot e rralla në 1-vjetorin e vajzës

Mediale Vip

Pas "sherrit" se femrat gjoksvogël nuk ushqejnë me gji, Emina Çunmulaj tregon ç'është e aftë të bëjë një mama; Publikon fotot e rralla në 1-vjetorin e vajzës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:30
Emina Çunmulaj me vajzat

Bota ime! Tani ju do ta keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motër. Ella Faria ka rënë në dashuri me Mia Soraya-n” ky do të ishte përshkrimi i fotoës së parë të vajzës së Emina Çunmulaj.

Një vit më parë supermodelja shqiptare u bë nënë për herë të dytë e solli në jetë një vogëlushe me sy të shkurar që e pagëzoi me emrin e veçantë Mia Soraya. Sot, pas një viti ajo ndihet nëna më me fat që ky fëmijë “zgjodhi” të kishte mama Eminën.

34-vjeçarja nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj jo vetëm momente nga festa e vogëlushes, por edhe çatet më të bukura përgjatë një viti. E njohur për natyrën e saj të hapur dhe mungesën e komplekseve, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe: Emina publikon edhe videon e çastit të parë kur i ka dhënë gji të voglës.

Nuk mungojnë as momentet e bukura kur Mia u takua për herë të parë me prindërit apo motrën e saj të madhe Ella.

Para pak ditësh në instagramin e Eminës, “shpërtheu” një valë komentesh pikërisht prej këtij fakti!  Jo se Emina ushqente fëmijën me gji, por sesi mundej ajo një supermodele me gjoks shumë të vogël ta bënte një gjë të tillë. Epo ja dhe prova .. (për të gjithë ata që kanë informacionin e gabuar se aftësia e të ushqyerit me gji varet nga madhësia e gjoksit).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat