Xhensila Myrtezaj bëhet nostalgjike, publikon foton e parë me babanë - Bota Sot
Xhensila Myrtezaj bëhet nostalgjike, publikon foton e parë me babanë

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj bëhet nostalgjike, publikon foton e parë me babanë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:58
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, duket se është bërë paksa nostalgjike, pasi ka vendosur që të publikojë një fotografi të vjetër familjare.

Xhensila zakonisht është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private, dhe nuk ka publikuar asnjëherë foto me të atin. Por kësaj radhe e ka thyer pak rregullin dhe ka postuar në “Instastory” një foto të prindërve.

Në fotografi shfaqen babai dhe nëna e këngëtares, e ka qenë shtatzënë me Xhensilën. Gjithashtu në foto janë edhe dy gjyshërit e këngëtares.

“Nuk më priste vetëm mami, babi, gjyshja e gjyshi, por edhe Bes Kallaku! Një muaj para ditës së Diellit”, shkruan Xhensila bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë kujtojmë se mamin e Xhensilës e kemi parë shpesh nëpër postimet e saj, ku nuk kanë munguar dedikimet e dashurisë.

Por të atin e këngëtares nuk e kemi parë asnjëherë, dhe kjo ka qenë zgjedhja e vetë këngëtares.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...