Harron në aeroplan bizhuteri në vlerë 3.5 milionë dollarë për shfaqjen e Rita Orës

Mediale Vip

Harron në aeroplan bizhuteri në vlerë 3.5 milionë dollarë për shfaqjen e Rita Orës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:29
Rita Ora

Një grua ka harruar në aeroplan bizhuteri me vlerë 3.5 milionë euro, të cilat shtëpitë e arit i huazuan për shfaqjen e këngëtares Rita Ora në festivalin e filmit të Kanës.

Kur u largua nga aeroporti në Nisë më 16 maj, gruaja e caktuar të transferonte stolitë për këngëtaren Rita Ora, e kuptoi se kishte harruar bagazhin bashkë me arin, tha një burim i njohur me rastin për AFP, transmeton KosovaPress.

"Vetëm dikush me kokë në re mund të harrojë miliona në aeroplan", tha me shaka një oficer policie.

Sipas këtij zyrtari, valixhja u kthye në Londër, ku pronarët morën bizhuteritë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat