Në moshën 81-vjeçare, ylli i Holliwood-it, Jane Fonda, është padyshim njëra nga gratë më të bukura në botë. Por, ajo ka bërë disa ndërhyrje.
“Më vjen mirë që dukem bukur për moshën time, por kam bërë operacione plastike”, ka thënë ajo. “Nuk do të gënjej”.
Kirurgjia e saj konsistoi me ndërhyrje rreth syve dhe mjekrës, në mënyrë që të mos ketë shumë rrudha. Por në moshën e saj ajo në fakt dëshiron që të kishte më shumë të tilla dhe përfundimisht pendohet për ndërhyrjet që i ka bërë në rini.
“Në një mënyrë e urrej faktin që kam pasur nevojë për ta ndryshuar veten fizikisht në mënyrë që të ndihesha se jam mirë. Uroj të mos isha ashtu”.
“Më pëlqejnë fytyrat e vjetra. Më pëlqejnë fytyrat e jetuara. E pëlqeja fytyrën e Vanessa Redgrave. Do doja të isha më e guximshme. Por unë jam çfarë jam”. shtoi Fonda.