‘Kë nuse ke më të mirë’, ja si përgjigjet babi i Alban Skënderajt

Mediale Vip

‘Kë nuse ke më të mirë’, ja si përgjigjet babi i Alban Skënderajt

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:16
Alban dhe Qerim Skënderaj

Mbrëmjen e djeshme në emisioni “Soiree” kanë qenë të ftuar miq dhe familjar të këngëtarit Alban Skënderaj të cilët rrëfyen shumë të pathëna për marrëdhënien e tyre me kantautorin e njohur.

Një ndër të ftuarve ka qenë edhe babai i Albanit, Qerim Skënderaj, i cili është vendosur në siklet teksa është pyetur se kë ka nuse më të mirë.

“Kë ke nusen më të mirë?” e ka pyetur Jonida, babain e këngëtarit i cili me përgjigjen e tij ka zbuluar dhe raportin me Miriamin.

“Kjo është një pyetje njëçik intriguese! Për mua janë të gjitha  njësoj, duke pasur secila veçorinë e tyre. Marrëdhëniet e mia me to janë si baba me të bijën, veçanërisht për ato atje e kam ndjerë këtë lloj detyrë sepse i kanë munguar prindërit e tyre. Ndërsa raporti me Miriamin ka edhe diçka tjetër se përveç këtij raporti unë komunikoj me Miriamin edhe në fushën artistike.”, është shprehur Qerim Skënderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat