George Clooney flet për herë të parë pas ngjarjes së frikshme: U godita rëndë

Mediale Vip

George Clooney flet për herë të parë pas ngjarjes së frikshme: U godita rëndë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:34
George Clooney

Në korrik të 2018-tës, George Clooney pësoi një aksident të rëndë me motorr, prej të cilit fatmirësisht shpëtoi me lëndime të vogla. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Hollywood Reporter”, George ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me këtë moment të frikshëm. Ai ka rrëfyer se goditja ishte e fortë, pasi u përplas me një makinë “Mercedes” gjatë kohës që udhëtonte me motorrin e tij. “Më ndau helmetën në gjysmë. U godita rëndë. Po prisja për ‘dritën që të fikej’, sepse thyeva xhamin e tij me kokën time dhe në atë moment mendova: ‘Ok, kjo është qafa ime’. Nëse kemi 9 jetë, unë i përdora të gjitha njëherësh”, është shprehur aktori. Ai ka treguar më pas se ky incident që i rrezikoi jetën e bëri që të heqë dorë nga motorrat. Edhe më parë ai ka treguar se bashkëshortja e tij, Amal që prej atij momenti ja ka ndalur përdorimin e motorit. Kujtojmë se George dhe Amal janë martuar në korrik të 2014-tës dhe sot janë prindër të binjakëve, Alexander dhe Ella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat