Shumë pak pas ardhjes në jetë të Archie, Meghan Markle planifikon udhëtimin për në Los Angeles

Mediale Vip

Shumë pak pas ardhjes në jetë të Archie, Meghan Markle planifikon udhëtimin për në Los Angeles

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:39
Meghan Markle, Princ Harry dhe Archi

Nëna e Meghan Markle, Doria Ragland, është larguar nga Anglia për në shtëpinë e saj në Los Angeles, por mesa duket ajo nuk do të jetë vetëm për shumë kohë. Një burim ka treguar për ‘Cosmopolitan’ se Meghan do të marrë djalin e saj, Archie, për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meghan është shprehur se vogëlushi i saj duhet të mësojë edhe për vendin dhe njerëzit e nënës së tij. Sipas 37-vjeçares është e rëndësishme që Archie të mësojë historinë e familjes se nga vjen, prandaj ajo ka planifikuar një udhëtim për në Los Angeles. Nuk dihet ende se çfarë mendojnë pjesëtarët e pallatit mbretëror lidhur me këtë vendim, por kjo pritet të zbulohet në muajt në vazhdim.

Kujtojmë se Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë në datën 6 maj të këtij muaji. Fotot e foshnjës së bashku me familjen dhe Mbretëreshën Elizabeth bënë xhiron e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat