Tamron Hall tregon pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

Mediale Vip

Tamron Hall tregon pse e mbajti të fshehur shtatzëninë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:48
Tamron Hall

Ylli televiziv, Tamron Hall ka folur rreth shtatzënisë së saj në moshën 48 vjeçare duke treguar arsyen se përse e mbajti të fshehur.

“Isha në rrezik të lartë jo vetëm për shkak të moshës sime por kishte shumë faktorë të tjerë mjekësor”, ka thënë ajo në një intervistë për People.

Mjeku im më tha: “Ky është trupi juaj, shëndeti juaj, ti ndan me të tjerët atë që dëshiron”.

Image

“Isha e tmerruar që do të humbja këtë foshnje dhe do më duhej të kthehesha dhe të ju them të gjithëve se tani kam një lajm të keq pasi kjo shtatzëni dështoi. Unë thjesht nuk isha e përgatitur për t’u marrë me këtë”, shton më tutje ajo.

Theksojmë që Tamron dhe bashkëshorti i saj Steven Greener mirëpritën djalin e tyre në muajin Prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat