Pas shumë kritikave, Kim Kardashian detyrohet ta fshijë foton e djalit

Mediale Vip

Pas shumë kritikave, Kim Kardashian detyrohet ta fshijë foton e djalit

Më: 25 maj 2019 Në ora: 12:26
Kim Kardashian

Sipas burimeve të “People”, Kim Kardashian ishte e vetëdijshme për fotografinë e djalit.

Një burim thotë se “Si një nënë e katër fëmijëve, ajo e di  shumë mirë se si ta mbajë të sigurt fëmijën e sapolindur në krevat fëmijësh”, shkruan People.

Kim Kardahian një javë më parë ndau me ndjekësit fotografinv e parë të djalit, ndërsa ndjekësit u morën me atë se sa i bukur ishte ylli i sapolindur, të tjerët u shqetësuan për krevatin.

Në imazh, fëmija i katërt i Kim Kardashian West dhe Kanye West mund të shihej i mbuluar me batanije dhe i shtrirë në një kreavat të butë, ndërsa rreth tij gjendeshin edhe pelena të foshnjës.

Këto gjëra kanë bërë që ndjekvsit të reagojnë në rrjete sociale, duke ndarë shqetësimin e tyre për mirëqenien e foshnjës.

Një ekspert tha se prindërit duhet të shmangin përdorimin e ndonjë sendi të butë në shtrat, përfshirë batanije, jastëk dhe lodra të buta, pasi mund ta vështirësojnë frymëmarrjen e fëmijës, e cila mund të rezultojë në vdekje.

Por, thuhet se Kim ishte e vetëdijshme për këto kritika, madje ajo e ka fshirë fotografinë nga Instagrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat