Kim Kardashian i ndihmoi të lirohej nga burgu, tash po bëhet model i famshëm

Mediale Vip

Kim Kardashian i ndihmoi të lirohej nga burgu, tash po bëhet model i famshëm

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:26
Kim Kardashian gjate vizites ne familjen e Paul Algarin

Një nga të burgosurit që Kim Kardashian i ndihmoi të lirohej është duke korrur suksese në modelim.

Modeli, Paul Algarin i ka treguar “TMZ” që ai ka marrë oferta pune në shumë shtete të botës për modelim dhe në salla të tatuazheve.

Ai po ashtu po shikon mundësinë që të ndihmojë në reformat e burgjeve. Paul i kishte shkruar një letër Kim Kardashian rreth reformave në burg dhe për habi ai ishte liruar me 19 prill, pasi kishte mbajtur shtatë vite burg.

Siç raportohet, Kim dhe Kanye West e vizituan Paulin dhe familjen e tij në fillim të këtij muaji.

Kim Kardashian po ashtu i solli një mjekë për ta ndihmuar atë për ta hequr tatuazhin në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat