‘Taramelja’ i Piter Panit i famshëm dhe në Itali, Alketa Vejsiu jep super lajmin

Mediale Vip

‘Taramelja’ i Piter Panit i famshëm dhe në Itali, Alketa Vejsiu jep super lajmin

Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:59
Alketa Vejsiu

Vogëlushi Xheison Bafti, i njohur nga të gjithë me nofkën si ‘Taramelja’ e Piter Panit, u bë kryefjala e mediave disa javë më parë pas deklaratës së Alketa Vejsiut se kishte vendosur t’i ndryshonte jetën të voglit.

Pavarësisht komenteve të shumta pozitive apo negative që mori në lidhje me nismën e saj, ajo vendosi të vazhdojë misionin dhe tashmë për Xheisonin është gjetur një shtëpi e re në zonën e Freskut në Tiranë.

Image

Në profilin e saj në Instagram, Alketa ka ndarë një video nga puntata e ardhshme e emisionit, ku tregon se tashmë Xheison njihet edhe në Itali dhe shumë të huaj janë ofruar t’a ndihmojnë vogëlushin.
“Diçka e mrekullueshme do te ndodhe te henen me historine e Xheison Baftit. Edhe ne Itali e kane mesuar historine e ketij djali. Pjesa me e madhe qe kane ndihmuar me donacionet e tyre jane emigrante. Skam fjalë.”- shkruan Alketa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat