Reeves i përshtatet karakterit të John Wick, luan me qentë teksa u përgjigjet pyetjeve të fansave

Mediale Vip

Reeves i përshtatet karakterit të John Wick, luan me qentë teksa u përgjigjet pyetjeve të fansave

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:56
Kenau Reeves

Aktori i famshëm hollivudian, Keanu Reeves, ka bërë një intervistë në platformën online të Buzzfeed, ku iu është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Mirëpo, derisa e ka bërë këtë, ylli 54 vjeçar i filmave “John Wick” e ka tërhequr vëmendje, pasi është shfaqur duke luajtur me disa qen.

Në filmat e popullarizuar që tashmë janë bërë trilogji, pas lansimit të “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, rikthimi i vrasësit në punën e mëparshme nxitet pikërisht nga vjedhja e veturës dhe vrasja e një qeni, të cilin ia kishte lënë gruaja e tij e ndjerë.

Gjatë intervistës Reeves ka dhënë disa përgjigje interesante, ndërsa ka treguar se Wolverine është superheroi i tij i pëlqyer.

Ai ka pranuar se për realizmin e filmave “Matrix” dhe “John Wick” është dashur të stërvitet shumë, teksa me karakterin e fundit e ka të përbashkët sensin e humorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat