Pas debutimit në vendin e parë javën e kaluar, kënga e Ed Sheeran dhe Justin Bieber, "I Don't Care" vazhdon sërish të mbajë fronin.
Edhe në javën e dytë, kënga ndodhet në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar duke mundur çdo këngë tjetër.
"I Don't Care" do jetë pjesë e albumit të 6-të të Ed Sheeran që pritet të dalë në korrik.
Lil Nas X mbetet në vendin e dytë edhe për një tjetër javë me Old Town Road.