Vetëm 3 muaj pas dasmës, aktorja jep lajmin e bukur - Bota Sot
Vetëm 3 muaj pas dasmës, aktorja jep lajmin e bukur

Mediale Vip

Vetëm 3 muaj pas dasmës, aktorja jep lajmin e bukur

Më: 26 maj 2019 Në ora: 06:33
Hazal Kaya, Ali Atay

Në muajin Shkurt u martua me të dashurin e shumë viteve Ali Atay, ndërsa sot aktorja turke Hazal Kaya ndan me ndjekësit lajmin se është 11 javësh shtatzënë.

Raportimet mbi shtatzëninë e saj kishin qarkulluar në median turke menjëherë pas dasmës, por vetë aktorja ka preferuar të ruajë heshtjen.

Tashmë është vetë Kaya, e njohur për rolin e Maral, ajo që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shuan çdo dyshim.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se: po jam shtatzënë. Bebja jonë është 11 javëshe. Kemi preferuar të mos e bëjmë publike deri më tani sepse 2 muajt e parë janë shumë të ndjeshme.

Kontrolli i fundit kaloi shumë mirë dhe dëshirojmë që gëzimin ta ndajmë me ju…Gjithçka është në rrugën e vet, bebja është e shëndetshme dhe ne jemi shumë të lumtur. Jam e sigurt se me energjinë pozitive që do më përcillni gjithçka do të jetë edhe më e bukur. Ju falënderoj”, shkroi 28-vjeçarja në një postim në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...