Aktorja e Game of Thrones refuzon të dalë sërish nudo

Mediale Vip

Aktorja e Game of Thrones refuzon të dalë sërish nudo

Më: 26 maj 2019 Në ora: 07:41
Emilia Clarke

Emilia Clarke është e lodhur nga diskutimi i skenave nudo të saj në “Game of Thrones”

Aktorja 32 vjeçare hoqi rrobat e saj për rolin e Daenerys Tagaryen në serial, i cili përfundoi të shtunën e 19 majit . Ajo tha se nuk do të pranojë kurrë më të luajë në një film me skena nudo, pasi që prej atij moment ajo pyetet vetëm për të.

Ajo refuzoi një rol në filmi erotik “Fifty Shades of Grey” vetëm për këtë arsye.

“Regjisorja e ‘Fifty Shades of Grey’ është magjike, unë e dua atë dhe vizioni i saj ishte i bukur, por hera e fundit që unë jam zhveshur para një kamera ishte para shumë kohësh në “Game of Thrones”, dhe akoma vzhdojnë të më pyesin rreth saj, sepse unë jam grua. Jam lodhur nga kjo, sepse unë jam zhveshur për rolin dhe jo sepse dua që disa burra të shohin pjesët e mia intime”-u shpreh aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat