Ed Sheeran miliarder

Mediale Vip

Ed Sheeran miliarder

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:21
Ed Sheeran

Ai tashmë ka thyer rekordin për shumicën e parave të fituara në një vit të vetëm.

Por Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalojë.

Këngëtari thuhet se do bëhet miliarder para se të mbushë 30 vjeç.

Kanë mbetur dy vite para se të hyjë në listën e personave më të pasur në botë.

Ylli i popit, këngët e të cilit qëndrojnë në krye të tabelave, mbushi 28 vjeç në shkurt.

Tashmë ai raportohet se do grumbullojë miliona në llogarinë e tij bankare falë turneut Divide. Deri tani nga turneu Ed Sheeran ka fituar 500 milionë paund.

Ed pritet të fitojë më shumë se 100 million paund gjatë tre muajve të ardhshëm të turneut. Kjo do të thotë se ai do kalojë rekordin e U2 prej 579.35 milionë eurosh të bëra gjatë turneut të në vitet 2009- '11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat