Besnik Qaka zbulon detaje nga kënga e re

Mediale Vip

Besnik Qaka zbulon detaje nga kënga e re

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:43
Besnik Qaka

Grupi i njohur shqiptar, NRG Band ka paralajmëruar këngën e tyre më të re. Vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka, ka treguar detaje rreth kësaj kënge. “Kënga ka temë ndarjen. Besoj që javën tjetër është gati të lansohet.”, ka thënë Qaka duke dashur që titullin e këngës ta lë befasi për publikun.

Këngën e ka kompozuar vetë Besniku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Alandy si dhe tekstin e këngës e ka shkruar Muma.

Pak nga klipi i kësaj kënge, NRG Band e ka zbuluar edhe përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram, ku numërojnë mbi katër mijë ndjekës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat