Madhështore: Unikkatil më 27 korrik në Mitrovicë, koncert në stadium - Bota Sot
Madhështore: Unikkatil më 27 korrik në Mitrovicë, koncert në stadium

Mediale Vip

Madhështore: Unikkatil më 27 korrik në Mitrovicë, koncert në stadium

Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:46
Unikkatil

Po, e keni parë mirë, Unikkatili po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.

Siç mëson media, reperi nga Kosova i cili jeton në Amerikë, do të rikthehet edhe një herë për ta pushtuar skenën, më saktësisht në stadiumin ‘Riza Lushta’, në Mitrovicë.

Ai do të performojë më datën 27 korrik dhe nuk do të jetë i vetmi. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz.

Unikkatil pritet që së shpejti të dalë me një njoftimin zyrtar për mbajtjen e këtij koncerti madhështor.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...