Gena kujton momentin e vetëm kur i prenë flokët: Ka qenë e dhimbshme!

Mediale Vip

Gena kujton momentin e vetëm kur i prenë flokët: Ka qenë e dhimbshme!

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:45
Gena

Nëse ka një element që e identifikon këngëtarin Gena në paraqitjen skenike të tij, ato janë flokët. Pyetja që lind është: A i ka prerë ndonjëherë flokët ai?

Teksa ishte në “E Diell”, këngëtari ndër të tjera kujtoi me humor atë moment.

“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët”, nis rrëfimin e tij Gena.

Image

“Në vitin 92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi”, tregon ai.

Por, çfarë ndodhi më tej?

Image

“Dënimi më i madh që mund të më jepnin në atë kohë ishte mbajtja prej dy muajsh në Policinë Ushtarake dhe aty m’i qethën flokët tullë”, shpjegon këngëtari.

Edhe në situata të sikletshme, Gena sërish gjen vend për batuta.

“Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo!? Dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, ka treguar duke qeshur Gena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat