Aktorja e njohur e ka puthur producenten gjatë emisionit.
‘Jimmy Kimmel Live!’ këtë herë nuk u moderua nga Jimmy, por nga një e ftuar speciale, producentja dhe skenaristja e njohur Lena Waithe dhe e ftuara surprizë ishte pikërisht aktorja e njohur, Halle Berry.
Gjatë bisedës Lena i ka kërkuar ikonës së Hollywood-it disa fjalë inspiruese, si ato të fjalimit që dha kur fitoi Oscar si Aktorja më e mirë në 2002.
“Lena unë të njoh. Kemi punuar bashkë, kështu që e di që je një forcë e natyrës. Je një mbretëreshë e bukur afriko-amerikane. Dhe sot jë një shkrimtare, një aktore, një producente dhe sot je një moderatore e një emisioni dhe do shkëlqesh” tha ajo.
Më pas i dhuroi puthjen për të cilën po flitet shumë në publik e media.