Mariah Carey kishte vënë diamantë 121 karatësh gjatë performancës në Kanë

Mediale Vip

Mariah Carey kishte vënë diamantë 121 karatësh gjatë performancës në Kanë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:49
Mariah Carey

Nuk është surprizë që Mariah Carey është adhuruese e bizhuterive.

Megjithatë, këngëtarja 50 vjeçare ka arritur të befasojë të gjithë gjatë performancës së saj në 2019 amfAR Gala gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Këngëtarja e hitit “Obsessed” kishte vënë qafore, vathë dhe unazë që në total kishin hiç më pak se diamantë 121 karatësh.

Këto bizhuteri që janë të dizajnuara nga Chopard janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës të Kalahari.

Të dy vathët e Carey kishin diamantë 25 karatësh derisa kishin edhe një diamant në formë zemre 26 karatësh derisa unaza kishte  diamant 20 karatësh.

Pa dyshim që bizhuteria më mbresëlënëse ishte qaforja e këngëtares që kishte diamantë 50 karatësh.

Gjatë performancës së saj, Mariah Carey kishte veshur një fustan të zi me shkëlqim që kishte një dekolte shumë të hapur – pa dyshim për të vënë në pah qaforen e saj të mrekullushme që secila vajzë e ëndërron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat