Enca thumbon keq kolegët: Falënderoni Zotin se jam unë, përndryshe kjo industri do të ishte e mërzitshme

Mediale Vip

Enca thumbon keq kolegët: Falënderoni Zotin se jam unë, përndryshe kjo industri do të ishte e mërzitshme

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:43
Enca Haxhia

Enca Haxhia ka lënë pas vetes modestinë dhe ka ngacmuar paksa kolegët e estradës muzikore.

Këngëtarja shqiptare pohon se po mos të ishte ajo, industria muzikore do të ishte e mërzitshme dhe kot.

Ajo u ka kërkuar fansave dhe opinionit të gjerë që të gjejnë një artist që ka bërë këngë në zhanre të ndryshme.

“Sinqerisht, falënderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”, ka shkruar bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se zeshkania javën e kaluar ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, “Hajde”, e cila deri më tani është shikuar mbi 4.2 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Enca është duke punuar në projekte të reja dhe gjatë verës do të mbajë disa koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat