Moderatori i njohur e thotë publikisht: Nuk flas me Dafina Zeqirin, kemi pasur një problem

Mediale Vip

Moderatori i njohur e thotë publikisht: Nuk flas me Dafina Zeqirin, kemi pasur një problem

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:50
Dafina Zeqiri

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Ndrrimi i Natës”, se cilës këngëtare nuk i flet me gojë.

Të ftuar Alaudini kishte këngëtaren e njohur, Ronela Hajati, e teksa i erdhi radha rubrikës “Haje ose Thuaje”, ajo e pyeti moderatorin që të përmendë një personazh nga estrada me të cilin ai nuk flet.

Pasi mendoi disa çaste, Alaudini pohoi se nuk flet me këngëtaren Dafina Zeqiri, duke thënë se ka pasur një problem me të.


“Që prej periudhës që kemi pasur një problem me emisione nuk e kam parë dhe nuk flasim. Është Dafina Zeqiri”, tha moderatori duke mos dhënë detaje të hollësishme dhe konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat