Keisi gdhend në trup fjalët e Stresit! Këto reshta do të ‘godasin’ zemrat e të gjithëve ju

Mediale Vip

Keisi gdhend në trup fjalët e Stresit! Këto reshta do të ‘godasin’ zemrat e të gjithëve ju

Më: 28 maj 2019 Në ora: 23:20
Keisi, Stresi

Keisi prej ditësh ka ardhur në Tiranë. Ajo jeton në Kanada me familjen, por malli për partnerin e saj e ka bërë që të fluturojë përtej oqeaneve.

Stresi ndodhet në burg prej disa muajsh tashmë pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Në rrjetin e saj social Keisi ka shpërndarë me të gjithë ne një tjetër surprizë. Në krahun e saj ajo ka bërë një tatuazh, i cili ka një domethënie mjaft të veçantë:

“Për ty krejta i boj, Fjalën nënë se harroj!”, janë vargjet e këngës së Stresit dedikuar nënës së tij, që Keisi i ka gdhendur në krah.

Kjo këngë është e fundit e reperit përpara se të futej në qeli dhe me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për ty krejta i boj, Fjalën nënë se harroj! - @stresi Faleminderit @zhaku_tattoo_albania !!

A post shared by ????? ?????? (@bkc___) on

Reshta që padyshim bëjnë shumë sens për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat