Kanye West rrëfehet: Të prangosin, të drogojnë dhe të shtrijnë në krevat

Mediale Vip

Kanye West rrëfehet: Të prangosin, të drogojnë dhe të shtrijnë në krevat

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:15
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kanye West rrëfeu hapur bipolaritetin e tij në spektaklin e David Letterman.  41-vjeçari tregoi detaje të reja për çrregullimin emocional që i shkakton episode të pakontrollueshme dhe e bën paranojak për gjithçka.

“Kur je në atë gjendje, je super paranojak për çdo gjë. Njerëzit kanë përvoja të ndryshme, por kjo është e imja. Çdo gjë ngjan si konspiracion. Çdokush të duket si aktor. Të duket sikur qeveria të ka vendosur ndonjë çip në kokë. Të duket sikur po të përgjojnë. Ndjen shumë gjëra. Ka edhe momente kur të duket sikur çdokush do të të vrasë. Nuk i beson më askujt”, u shpreh reperi.

Kanye West kujtoi një episod trajtimi kur e vendosën në pranga.

“Të prangosin, të drogojnë dhe të shtrijnë në krevat dhe ti izolohesh nga çdokush që njeh. Kur je në këtë gjendje, duhet të kesh dikë tek i cili ke besim. Është diçka mizore dhe primitive. Nëse nuk mjekohesh çdo ditë që të qëndrosh në një gjendje të caktuar, ka mundësi të arrish në atë pikë sa mund të përfundosh në psikiatri,” tregoi bashkëshorti i Kim Kardashian.

Nuk është hera e parë që Kanye West flet mbi bipolaritetin, me të cilin u diagnostikua në moshën 39-vjeçare dhe madje, në nëntor të 2016-ës, u shtrua në një qendër shëndetësore për ta trajtuar, pas një krize nervore.

Kujtojmë se vitin e kaluar publikoi albumin “Ye”, ku përmes këngëve rrëfente realitetin e jetës bipolare. Një prej këngëve madje titullohej “Sot mendova të të vras”, ku fliste hapur për mendimet negative për shkak të çrregullimit emocional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat