Kërkohet dado për foshnjen mbretërore, ja sa do të paguhet në vit

Mediale Vip

Kërkohet dado për foshnjen mbretërore, ja sa do të paguhet në vit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:23
Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle

Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle, të cilët u bënë prindër për të parën herë këtë muaj, duket se janë në kërkim të një dadoje.

Tabloidi britanik “The Daily Express” raporton se dukesha është duke folur me stafin e burimeve njerëzore të familjes mbretërore, për të vendosur kërkesat që duhet të përmbushë kandidati/ja që do të zgjidhet si dadoja e vogëlushit Archie Harrison.

Një prej kërkesave thuhet të jetë maturia dhe vullneti për t’u mos joshur nga fama.

E teksa nuk mbetet jashtë mundësive që dadoja të jetë edhe femër/mashkull me origjinë amerikane, për të mos shkëputur kështu kontaktet e Archie-t me origjinën e së ëmës, është bërë me dije shuma që do të marrë kujdestari i ardhshëm. Bëhet fjalë për plot 80.000 euro në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat