Martesa e princit William dhe Kate në krizë, ai e injoron

Mediale Vip

Martesa e princit William dhe Kate në krizë, ai e injoron

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:46
Kate Middleton dhe Princi William

Martesa e princit William të Anglisë me Kate Middleton duket se është në krizë. Të paktën kështu kanë shkruar ditët e fundit mediat angleze.

Kate dhe William, shihen gjithmonë bashkë dhe të pandarë, por flitet se gjithçka është vetëm fasadë.

Disa media angleze shkruajnë se princi e injoron totalisht, nënën e tre fëmijëve të tij.

Jo vetëm kaq, por biografi anglez Andrew Morton, në librin e tij ‘William and Catherine’, flet për shumë ulje-ngritje në raportin në çift.

Sipas Morton, pavarësisht se Kate Middleton mundohet që të ruajë aparencën duke u shfaqur në publik me burrin dhe tre fëmijët, George, Charlotte dhe Louis, nuk është një grua e lumtur. Por se si është e vërteta, mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat