Loredana Zefi me orë dore 26 mijë euro

Mediale Vip

Loredana Zefi me orë dore 26 mijë euro

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:19
Loredana Zefi

Reperja Loredana Zefi ka qenë një prej emrave më të diskutuar në fillim të këtij muaji.

Një akuzë e ngritur nga një çift zviceran për zhvatje të parave, vënie në lajthitje dhe kanosje, bëri që ajo të marrë rrugën nga Gjermania në Kosovë për të rrëfyer të vërtetën.

Ditë më parë, përmes rrjeteve sociale Loredana bëri të ditur se ka anuluar të gjitha koncertet dhe pjesëmarrjet e saj në festivale, dhe do të fokusohet vetëm në realizimin e këngëve me klipe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@loredana wearin the @rolex Day Date 36 (26,500€) #loredana #rolex

A post shared by whattheywearin (@what.they.wearin) on

Ndërkohë që akuzohet për zhvatje të parave, vëmendje të madhe te publiku ka marrë edhe jeta luksoze që rap-artistja bën.

Vetëm një orë dore e markës “Rolex” që ajo mban në dorë kap shifrën e 26.500 eurove.

Ka qenë faqja “What they wearin”, ajo që ka publikuar një fotografi të orës në fjalë, të njëjtën që Loredana mban në një prej imazheve të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Loredana përndryshe sa ishte në Kosovë përfundoi xhirimet e klipit të ri, i cili pritet të publikohet i plotë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat