Enca: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

Mediale Vip

Enca: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

Më: 30 maj 2019 Në ora: 07:30
Enca dhe Muharrem Ahmeti

Pak ditë më parë Enca publikoi këngën e re me titull “Hajde” dhe i habiti të gjithë me bashkëpunimin surprizë me këngëtarin e mirënjohur, Muharrem Ahmetin.

Kjo është hera e parë që Enca sjell një këngë tallava dhe në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar se ky zhanër muzike është pjesë e kulturës shqiptare.

“E dëgjoj muzikën Tallava. Ka këngë që më pëlqejnë shumë, në momente të caktuara kur dua të kërcej, e dëgjoj. Fundja është një pjesë e kulturës shqiptare e Ballkanase, është pjesë e jona e s’kam pse ta paragjykoj unë e kushdo tjetër“, është shprehur Enca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat