Nuk je ti! Britney Spears zbulon kush "fshihet" pas videove të saj në Instagram

Mediale Vip

Nuk je ti! Britney Spears zbulon kush "fshihet" pas videove të saj në Instagram

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:31
Britney Spears

Për të gjithë fansat që mendonin se dikush menaxhonte Instagramin e saj, Britney Spears i ka treguar "se e kanë gabim".

Këngëtarja publikoi një video dje dhe ndjekësit dyshonin se e kishte publikuar me vetëdije. Madje ata dyshonin se pamjet ishin publikuar nga një person i stafit që i menaxhon rrjetet sociale.

Ndër komentet më të shpeshta ishin: "Mos je sëmurë? Pse nuk publikon video të tuat? Kjo nuk je ti! Kush i zgjedh këto video? Askush nuk duhet ta ndjekë më këtë llogari, nuk është e Britneyt".

Pas tyre, ylli i popit vendosi të reagonte me anë të një postimi tjetër ku konfirmonte se kush fshihej pas videove.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?????

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

“Kjo jam unë dhe video është regjistruar dje. Ndalojini ato komente. Nuk jam sëmurë”, tha ajo dhe më pas publikoi video të tjera duke kërcyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat