Rita Ora në Glasgow pritet me flamurin kuqezi

Mediale Vip

Rita Ora në Glasgow pritet me flamurin kuqezi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:21
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare  Rita Ora është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”. Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit i këtij turneu të këngëtares, pas sukseseve të shënuara në Australi, Azi dhe Europë.

Së fundmi, Rita mbajti koncert gjigant në Glasgow, ku dhuroi spektakël për mijëra adhurues.

Në mesin e fansave duket se nuk kanë munguar edhe ata shqiptarë, të cilët i kanë bërë pritje të ngrohtë Ritës me flamurin kombëtar në sallë.

Image

Ka qenë Elena Ora (motra e këngëtares) që ka publikuar në InstaStory një fotografi të fansave shqiptarë, ku shfaqen me flamurin kuqezi dhe simbolet kombëtare.

“Shqiptarë përgjithmonë”, ka shkruar Elena në mbishkrim e kësaj fotografie, ku shihen të lumtur fansat e Ritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat