Probleme për linjën e produkteve të Kylie Jenner, akuzohet për mashtrim - Bota Sot
Probleme për linjën e produkteve të Kylie Jenner, akuzohet për mashtrim

Mediale Vip

Probleme për linjën e produkteve të Kylie Jenner, akuzohet për mashtrim

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:58
Kylie Jenner

Kylie Jenner hodhi në treg një linjë produktesh kujdesi për lëkurën, por ndryshe nga herët e tjera, linja “Kylie Skin” po “masakrohet” nga komentuesit në rrjete sociale.

Fillimisht, fansat dalluan se skrabi i Kyliet kishte si përbërës kryesor lëvozhgat e arrës, të cilat sipas dermatologëve konsiderohen tepër të forta dhe mund ta dëmtojnë lëkurën.

Por pa u shuar mirë “zjarri i parë”, të gjithë i janë vënë kundër pas një videoje tutorial, ku Kylie tregon se po përdor larësin e fytyrës së linjës së saj. Në video larja nuk zgjat më shumë se pesë sekonda, ndryshe nga çfarë rekomandohet zakonisht ku fytyra duhet të masazhohet me larës për rreth 60 sekonda, në mënyrë që të bëhet pastrimi i plotë nga makeupi.

“Kylie shet produkte që as vetë s’i përdor”, shkruanin ndjekësit dikush në Twitter, “Nëse do t’i mashtrosh njerëzit, së paku bëje mirë!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat