Kadri Veseli feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush

Mediale Vip

Kadri Veseli feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:06
Kadri Veseli

31 maji i vitit 1967 shënon ditën kur erdhi në jetë emri i njohur i politikës në Kosovë, Kadri Veseli. Kryeparlamentari Veseli njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës qysh në vitet e ’90-ta kur ishte student i Bujqësisë aktivizohet në lëvizjet kundër pushtetit serb, deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me përfundimin e luftës, për Kadri Veselin fillon një kapitull i ri jetësor, ai i kthehet edhe jetës private. Në moshën 35 vjeçare mitrovicasi bëhet dhëndër i Llapit duke u martuar me profesoreshën e gjuhës gjermane, Violetën. Çifti tani kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. 

Veseli është një prej politikanëve, i cili ekspozon shpesh familjen, si dhe bashkëshortja Violeta është prezente në shumë aktivitete publike të tij. 
Ecja nëpër Bjeshkët e Kosovës është hob i tij, e ky hobi siç shihet i ka ndikuar mirë Veselit, i cili gëzon një fizik që çdo njëri mbi 50 vjeç do ta dëshironte.

Sot, ditëlindja e tij e 52-të Kadri Veselin e gjen në postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat