Dhurata feston suksesin e ri me këngën “Zemër”: Është arritja ime më e madhe në karrierë

Mediale Vip

Dhurata feston suksesin e ri me këngën “Zemër”: Është arritja ime më e madhe në karrierë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:11
Dhurata Dora

Dhurata Dora po feston një arritje të re në karrierë.

Dhurata Dora përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se projekti i saj i fundit ka marrë 100 milionë klikime.

Bëhet fjalë për këngën “Zemër”, të cilën e solli në duet me Soolking, projekt ky që është shndërruar në hit edhe jashtë trojeve shqiptare.

Këngëtarja ka publikuar një foto, në të cilën shfaqe me balona në duar, të cilat formonin numrin 100, që simbolizonin shifrën e klikimeve që ajo e ka arritur.

“Faleminderit 100 milionë herë!!! Është arritja ime më e madhe në karrierë. Jam e shumë e lumtur dhe falënderuese. Nuk mund ta bëja këtë pa këtë ekip të mrekullueshëm”, ka shkruar Dhurata.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat