Jennifer Lopez vazhdon të mbështesë të fejuarin e saj, shkon në ceremoninë e diplomimit të vajzës

Mediale Vip

Jennifer Lopez vazhdon të mbështesë të fejuarin e saj, shkon në ceremoninë e diplomimit të vajzës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:32
Lopez ka qenë bashkë me Rodriguez në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij, Natasha.

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka treguar  edhe një herë mbështetjen e saj që ka për të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Lopez ka qenë bashkë me Rodriguez në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij, Natasha.

Sipas Daily Mail në këtë ceremoni ishte edhe ish-bashkëshortja e Rodriguez, Cynthia Scurtis.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihen Lopez, Rodriguez dhe ish-bashkëshortja në një vend bashkë me fëmijët.

Sipas Daily Mail ka vite që Alex nuk ka dalë në fotografi me ish-gruan e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat