Këngëtari i njohur reagon ashpër pas sulmit të dytë që iu bë gruas rome

Mediale Vip

Këngëtari i njohur reagon ashpër pas sulmit të dytë që iu bë gruas rome

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është sulmuar sërish gruaja e komunitetit rom në Ferizaj.

Një grua e komunitetit rom është sulmuar për herë të dytë nga qytetarët, kësaj radhe në Ferizaj.

Pas videove që qarkulluan në rrjete sociale, ky rast nxiti reagime të shumta në publik, madje kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët i kanë dënuar ashpër këto veprime.

Përmes një statusi në Instagram, këngëtari Yll Limani ka reaguar kundër medieve që kanë raportuar për këtë grua, e cila për herë të dytë po sulmohet në publik.

“Dedikuar pesudogazetarëve & portaleve që raportuan rrejshëm për personin që po sulmohet e dhunohet fizikisht ditëve të fundit, pa faj: Marre ju qoftë. Kafshë”, ka shkruar Ylli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat